Rashica tregon anën e tij humane, shtron iftar për personat në nevojë

Futboll

Rashica tregon anën e tij humane, shtron iftar për personat në nevojë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:51
Milot Rashica dhe Halil Kastrati

Milot Rashica ka bërë një gjest në madh në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka treguar anën e tij humane, duke dhuruar iftar për 310 persona në nevojë.

Futbollisti i Werder Bremen po qëndron në vendlindjen e tij, duke u përgatitur me ekipin kombëtar të Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit.

Përpos stërvitjeve te Kosova, Rashica ka gjetur kohë për të treguar edhe anën e tij humane.

Rashica është përkujdes që përmes shoqatës ‘Jetimët e Ballkanit’, të shtrojë iftar për 310 persona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat