Sarri zbulon të ardhmen: Napolitanë, më vjen keq!

Futboll

Sarri zbulon të ardhmen: Napolitanë, më vjen keq!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:23
Sarri me futbollistët e tij

Një sezon, shumë halle, presion, kritika dhe akuza: Maurizio Sarri është lodhur nga Anglia, sepse Premier League është e bukur por edhe sfilitëse. 

Më e thjeshtë në Itali, në tokën e vet, ku Ish-trajneri i Napolit do të kthehet këtë verë, siç është kuptuar prej kohësh dhe siç e zbulon vetë Sarri pas triumfit në Europa League me Chelsea. 

"Sezoni ishte i mirë, por tani që fituam Europa League u bë i jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të ambientohesh në një kampionat si ai anglez, kam hasur probleme, por rpej shkurtit raporti me lojtarët ka ndryshuar. Ndoshta kam ndryshuar edhe unë".

Hazard deklaroi se po ikën te Reali: "Më vjen keq, sepse është i jashtëzakonshëm dhe mund të përmirësohet ende".

Sarri me valixhet gati: "Tani do festojmë, nesër do bëjmë bilancin e sezonit. Kam edhe 2 vite kontratë, por duhet të takohem detyrimisht me klubin. 

"Më bëhet qejfi për komplimentet e Napolit. Napolitanët e dinë shumë mirë sa i dua dhe e dinë që vitin e shkuar zgjodha të ikja nga Italia për të mos shkuar në ndonjë ekip tjetër në Itali. Megjithatë, ky profesion mund të të detyrojë të ndjekësh rrugë të ndryshme, që nuk do e prishnin raportin që kam me Napolin. Këtë trofe ua dedikoj tifozëve të Napolit, si dhe lojtarëve që munguan në finale për dëmtime: Loftus-Cheek, Hudson-Odoi e Rudiger".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat