Emery: Urime Chelsea, duhet të kishim shënuar në pjesën e parë

Futboll

Emery: Urime Chelsea, duhet të kishim shënuar në pjesën e parë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:24
Emery me futbollistët e tij

Unai Emery është shumë i qetë me analizën e tij pas disfatës së Arsenal në finalen e Europa League. 

“Në radhë të parë urime Chelsea. Mendoj se në pjesën e luajtëm mirë dhe kishim mundësitë tona. 

Depërtuam në zonën kundërshtare me raste të mira për të shënuar, por goli i parë ndryshoi lojën. 

U munduam të qëndronim në lojë, por goli i tyre i dytë e bëri shumë të vështirë për ne. 

Po shkonte më mirë për ta dhe kur donim të bënim diçka, nuk mund të gjenim çelësin për të shënuar. Ata e merituan fitoren.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat