Sarri sqaron pse e braktisi stërvitjen e Chelseat

Futboll

Sarri sqaron pse e braktisi stërvitjen e Chelseat

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:43
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri e ka sqaruar incidentin që e kishte lënë atë aq të zemëruar saqë e kishte braktisur stërvitjen e Chelseat para finales së Ligës së Evropës. Ai thotë se u zemërua pasi që lojtarët nuk po arrinin t’i praktikonin harkimet nga korneri dhe gjuajtjet e lira.

Trajneri i Chelseat e kishte gjuajtur në shenjë zemërimi kapelën e tij dhe ishte larguar nga seanca stërvitore në stadiumin Olimpik në Baku të martën. Kjo kishte bërë që të ngjallen pyetje pse e bëri ai këtë gjë.

Pasi që Gonzalo Higuain dhe David Luizi ishin përleshur gjatë një ndeshjeje mes lojtarëve të Chelseat gjatë seancës stërvitore, kishte spekulime se kjo përleshje e kishte shkaktuar reagimin e Sarrit.

Megjithatë, Sarri i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se ai ishte i lumtur që pa shpirt të tillë konkurrues mes lojtarëve të tij.

“Mendoj se ju nuk arrit të kuptonit dje sepse nëse lojtarët e mi janë agresivë në stërvitje, unë jam i lumtur e jo i zhgënjyer”, tha Sarri për BT Sport para ndeshjes të së mërkurës me Arsenalin, të cilën “Blues” e fituan me rezultat 4:1.

“Unë isha i zhgënjyer sepse ne donim t’i provonim disa opsione për harkimet nga korneri dhe gjuajtjet e lira, por pas 50 minuta stërvitjeje, kamerat ishin aty dhe ne ishim të zhgënjyer për situatën, jo për lojtarët”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat