Konfirmohet: Fenerbahçe në bisedime me Rizesporin për Muriqin

Futboll

Konfirmohet: Fenerbahçe në bisedime me Rizesporin për Muriqin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:50
Futbollisti i kombtares

Për transferimin e yllit kosovar Vedat Muriqi nga Rizespor në Fenerbahçe është përfolur shumë gjatë kohës së fundit. Tani, presidenti i Rizesporit e ka konfirmuar se janë në bisedime me Fenerbahçen për ta arritur një marrëveshje.

Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal, bëri të ditur se është në bisedime me presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç, për transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të verës.

“Nuk e kemi vendosur një çmim për Muriqin. Ka klube që e duan atë. Nuk e dimë se me kë do të flasim gjatë afatit kalimtar, por e dimë këtë gjë: Jemi duke u takuar me Ali Koçin”, ka thënë Kartal.

E përditshmja turke, Sabah, raportoi para disa ditëve se Fenerbahçe dhe Rizespori kanë arritur marrëveshje në parim për Muriqin. Sulmuesi kosovar do të transferohet në ditët në vijim tek gjiganti turk për një shumë që sillet nga 3 deri në 3,5 milionë euro.

Ai kishte oferta edhe nga Franca, ku e do Toulouse dhe nga Spanja, ku e pëlqen Real Betisi. Por, vendimtare ishte dëshira e futbollistit për t’u transferuar në Fenerbahçe, një klub të cilin e simpatizon që nga fëmijëria.

Rizespori e mbylli sezoni 2019/19 në Superligën e Turqisë në pozitën e dhjetë në tabelë, plot 28 pikë prapa liderit të ligës, Galatasarayt, dhe 14 pikë më shumë sesa klubi i fundit, Akhisar.

Megjithatë, në këtë sezon jo edhe aq të mirë të Rizesporit ka shkëlqyer individualisht Muriqi dhe 17 golat dhe tetë asistet e tij në 36 ndeshjet e zhvilluara.

Paraqitjet e Muriqit kanë bërë që ai të marrë nota mjaft të larta në ndeshjet e zhvilluara nga SofaScore. Pikërisht ky uebsajt e ka zgjedhur Muriqin si pjesë e formacionit më të mirë në Superligës turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat