Kapiteni i Chelseat, i mërzitur për largimin e Hazardit: Është një humbje e madhe

Futboll

Kapiteni i Chelseat, i mërzitur për largimin e Hazardit: Është një humbje e madhe

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:17
Eden Hazard

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, e ka pranuar se Eden Hazardi do të jetë një humbje e madhe për klubin londinez, që tani po përgatitet t’i thotë lamtumirë belgut, pas triumfit në finalen e Ligës së Evropës.

Eden Hazardi e konfirmoi se do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi shënoi dy herë në fitoren 4:1 kundër Arsenalit, në finale të Ligës së Evropës, të mërkurën në mbrëmje., transmeton Gazeta Express.

Hazardi ka qenë një anëtar tejet i rëndësishëm i skuadrës së Chelseat që kur iu bashkua klubit nga Lille, në verën e vitit 2012. Gjatë këtyre shtatë vjetëve, ai i ka fituar dy tituj të Premierligës dhe ka shijuar suksese në FA Cup dhe në Evropë.

“Është një humbje e madhe për ne, si lojtar dhe si person”, tha Azpilicueta për BeIN Sports, pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën shënuan edhe Olivier Giroud dhe Pedro.

“Ne erdhëm bashkë këtu para shtatë vjetëve, i kemi fituar gjashtë trofe. Ka qenë një lidhje e mrekullueshme jashtë dhe brenda fushës për mua”.

“Unë vetëm mund t’ia uroj atij më të mirat sepse ai është një shok i mirë i imi. Dëshira që ai e ka shfaqur në fushë për klubin, sjellja e tij si ylli i skuadrës, mendoj se të gjithë në klub e duan atë”.

“Ai nuk është vetjak – shumë herë kam dëgjuar spekulimet për largimin e tij. Në situata të tjera, ndoshta lojtarë të tjerë do ta kishin nxitur këtë gjë, por ai nuk e bëri. Unë mund vetëm t’ia uroj të gjithë të mirat dhe do të na mungojë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat