Kundër Rrymës

Futboll

Kundër Rrymës

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:24
Simeone

Në një kohë kur trajnerët po luftojnë që të kenë sa më shumë përgjegjësi në afrimin e lojtarëve dhe të marrin vetë frenat e merkatos në dorë, trajneri i Atletikos, Diego Simeone, bën një deklaratë befasuese. Numri një i bardhekuqve thotë se trajnerët gabojnë shpeshherë dhe kjo është punë që u takon drejtuesve.

“Një trajner fiksohet pas një lojtari duke parë një gol të tijin, një lëvizje apo diçka të vogël në një ndeshje. Drejtuesit janë ata që e shohin me vëmendje në disa ndeshje, analizojnë detajet dhe janë të duhurit për të bërë merkaton. E di që do të kritikohem, por ky është mendimi im”, thotë “Çolo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat