Behgjet Pacolli takohet me futbollistin që e injoroi Serbinë 

Futboll

Behgjet Pacolli takohet me futbollistin që e injoroi Serbinë 

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:38
Behgjet Pacolli takohet me futbollistin që e injoroi Serbinë 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, takon futbollistin Arton Zekaj, që e ka injoruar Serbinë.
“Kënaqësi e pafund që të vazhdojmë aty ku e la legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Para dy vitesh, Vokrri në emër të Kosovës iu pat drejtuar Arton Zekajt, ish-kapiten i U16 dhe U17 të Serbisë, duke e ftuar që t'i bashkohet kombëtares së Kosovës.  Artoni është aktiv në futboll që nga mosha 6 vjeçare, duke ju bashkuar në fëmijërinë e hershme Akademisë së Futbollit të Partizanit. Pas shumë kërkesave të shumë klubeve evropiane, Artoni i është bashkuar nënkampionit të Francës, Lille, përderisa FIFA ka lejuar që Artoni t'i bashkohet U21 të Republikës së Kosovës.
Tani është momenti që ky i ri, yll në ngritje, të shkëlqej në Lille, Francë, si dhe në vendin e tij Kosovën.
I ri, shtatlartë, i shpejtë, i fuqishëm, me talentin e rrallë në lojën në mesfushë, Zekaj do të jetë një shtyllë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit të kombëtarës sonë.
E falënderoj nga zemra që iu përgjigj ftesës së Legjendës Vokrri dhe pritjeve të futbolldashësve të Kosovës”, shkruan Pacolli në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat