Don Pedro, kampion i pothuajse gjithçkaje dhe njeriu-gol i finaleve

Futboll

Don Pedro, kampion i pothuajse gjithçkaje dhe njeriu-gol i finaleve

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:41
Don Pedro

Ai ishte pikë referimi në finalen e mbrëmshme të Ligës së Europës, që u luajt në Baku. Pedro Rodríguez la “vulën” e tij, sepse shënoi në minutën e 60-të golin e dytë të Chelsea, pas asistit të Eden Hazard. Në përfundim të ndeshjes, spanjolli ia doli të fitojë të parën Ligë Europe në karrierën e tij. Futbollisti në fjalë bëhet i parë spanjoll, që e mbyll ciklin e finaleve të mëdha e të fituara, në nivel klubi: Liga e Kampionëve, Liga e Europës, Superkupa Europiane dhe Botërori për Klubet. 

Një rekord, që kompleton karrierën e shkëlqyer të tij, që filloi te Barça dhe po vazhdon te Chelsea. Pedro ka fituar 25 tituj, që përbëjnë një rekord mbresëlënës. Me Barcelonën ka fituar 5 tituj në La Liga, 3 Kupa Mbreti, 4 Superkupa Spanjolle, 3 Liga Kampionesh, 3 Superkupa Europiane dhe 2 Botërorë për Klubet. Me Chelsea, ai ka fituar 1 titull në Premier League, 1 “FA Cup” dhe 1 Ligë Europe. 

Me ekipin kombëtar spanjoll ka triumfuar në një Kupë Bote dhe një Kampionat Europian. Pedro do të kujtohet gjithmonë, sepse është i vetmi lojtar spanjoll në histori, që ka shënuar të paktën një gol në gjashtë garat zyrtare të klubit, gjatë të njëjtit sezon: La Liga, Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës, Champions League, Superkupa Europiane dhe Botërori për Klubet, në vitin 2009. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat