Presidenti Zhang korrigjon Interin, mesazh i bukur për Spallettin

Futboll

Presidenti Zhang korrigjon Interin, mesazh i bukur për Spallettin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:42
Luciano Spalletti, Steven Zhang

Interi e hoqi qafe sot trajnerin Luciano Spalletti me një njoftim të shkurtër, me dy fjali të thata ku thjeshta deklaronte se Spalletti largohet dhe Interi e falënderon për punën e kryer.

Ndërkaq, presidenti i Interit, Steven Zhang, ka postuar një mesazh në Instagram, ku praktikisht ka korrigjuar gabimin e klubit, sepse postimi i tij është më i plotë dhe tregon pak më shumë respekt për ish-trajnerin.

"Një trajner, një mësues, një mik. Ti ke dhënë gjithnjë më të mirën tënde, në ditë të mira e të këqija. Këto dy vite së bashku vlejnë shumë për Interin dhe për mua personalisht. Nuk do e harrojmë kurrë përkushtimin tënd për këtë skuadër dhe të falënderojmë nga zemra. Nëse ke qenë një herë trajner i Interit, do mbetesh gjithmonë trajneri im. Faleminderit Mister Spalletti".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat