Ish-sulmuesit e Milanit dhe Interit pasurojnë Torinon

Futboll

Ish-sulmuesit e Milanit dhe Interit pasurojnë Torinon

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:45
M'Baye Niang

Thuajse 24 mln euro të arkëtuara për tre shitje. Eshtë kjo dhurata e fundit e drejtorit sportiv të Torinos, Petraçhi, që ka akord me Roma dhe do të largohet tani në qershor. Skuadra e Cairos, që pret verdiktin e UEFA-s karshi Milanit (nëse dënohet ekipi kuqezi, vendin e marrin granatat), do të ketë kështu në dispozicion një "thesar" të vogël për merkaton verore.

Kështu, M'Baye Niang, ish-sulmuesi i Milanit, përfundimisht do të qëndrojë te Rennes në Francë, pasi klubi në fjalë ka paguar 15 mln euro për kartonin.

Sakaq, edhe Adem Ljajic do të vazhdojë aventurën e tij në Turqi, me Besiktas. Sulmuesi serb u ble nga turqit për 6,5 mln euro pas huazimit për 1 sezon. Ndërkohë, edhe Avelar është shitur përfundimisht te Corinthias për 2 mln euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat