Pedro bëhet lojtari i parë që i fiton pesë trofetë më të mëdhenj në futboll

Futboll

Pedro bëhet lojtari i parë që i fiton pesë trofetë më të mëdhenj në futboll

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:17
futbollisti Pedro

Pedro i ka lënë gjurmët e veta në histori me fitoren 4:1 të Chelseat kundër Arsenalit në finale të Ligës së Evropës. Spanjolli 31-vjeçari është bërë futbollisti i parë në histori që i ka fituar pesë nga trofetë më të mëdhenj në botën e futbollit.

Anësori i Chelseat, Pedro, e kishte fituar tri herë titullin e Ligës së Kampionëve me Barcelonën, ndërsa me “Blues” triumfoi në Ligën e Evropës dhe në Premierligë.

Jashtë karrierës së tij me klube, Pedro e kishte fituar titullin e Kupës së Botës në vitin 2010 dhe titullin e Kampionatit Evropian në vitin 2012 me Spanjën.

Pas ndeshjes të së mërkurës, spanjolli u shpreh shumë i kënaqur që e shtoi edhe medaljen e artë të Ligës së Evropës në listën e sukseseve të shumta gjatë karrierës së tij.

“Mund të pensionohem tani”, u tall ai.

“Edhe një trofe tjetër më mjafton mua! Është hera e parë që kam luajtur në Ligën e Evropës dhe ta fitosh atë është diçka shumë e veçantë. Jam shumë i lumtur që shënova dhe tani mund ta shijojmë suksesin së bashku me tifozët, që e merituan këtë”.

“E fituam trofeun në mënyrë shumë të mirë, duke luajtur shumë mirë dhe duke shënuar shumë gola. Pjesa e parë ishte e barabartë, por ne e lëviznim topin shumë shpejt në pjesën e dytë, e kontrollonim topin dhe krijonim raste të mira”.

“Është një ndjenjë e pabesueshme ta fitosh këtë titull. Ne e merituam”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat