Premierliga me një rregull të çuditshëm nëse lojtari ndëshkohet me të verdhë

Futboll

Premierliga me një rregull të çuditshëm nëse lojtari ndëshkohet me të verdhë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Pas shumë spekulimeve dhe debateve për ndryshimin e rregullit të kartonit të verdhë, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që qysh në sezonin tjetër, çdo lojtarë që ndëshkohet me karton të verdhë do të largohet për 10 minuta nga fusha.

Ky rregull në fillim do të testohet në ligen e 5-të angleze dhe ligat tjera amatore, pastaj do të merret në shqyrtim edhe për ligat tjera.

Në këtë penalizim të largimit nga loja për 10 minuta hyjnë edhe portierët nëse ndëshkohen me karton të verdhë, diçka që e vështirëson situatën tejmase në fushë.

Nëse portieri largohet nga loja, atëherë një nga bashkëlojtarët e tij duhet të hyjë në portë derisa portieri e kryen dënimin e 10 minutave.

Nëse dënimi i 10 minutave është kryer dhe ndeshja është në zhvillim e sipër, atëherë portieri duhet të luaj njëherë si lojtar deri sa të bëhet një ndërprerje gjatë ndeshjes, kur edhe do të mund të rikthehet në pozitën e tij.

FA do kërkojë edhe mendimin e klubeve elitare, përpara se të marrë një vendim të madh rreth këtij rregulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat