Të jesh kryetrajner i Prishtinës është privilegj, kur dihet se është klubi më i madh në Kosovë, mos të themi edhe shqiptar, sepse nëse shikojmë historinë e kësaj skuadre të lavdishme, ashtu edhe del, për faktin se pesë vite rresht (1983-1988) ka qenë edhe në Ligën e parë të ish Jugosllavisë, që vlerësohej si ndër ligat më të forta në Europë.
Mirel Josa tash e një kohë udhëheq klubin me renome dhe aq më bukur që ka kushte shumë të mira, duke iu falënderuar kryesisë fantastike që ka Prishtina në krye me Remzi Ejupin, njeriu që ka dhënë shumë për sportin e Kosovës në kohën e okupimit. Presidenti i klubit, Ejupi, sipas burimeve, iu ka krijuar kushte të volitshme për punë dhe për të bërë një Prishtinë sa më të fuqishme. Prishtina në drejtimin e Josës sërish mbetet pa titullin e kampionit, përveç që ka fituar trofeun e Kupës vitin e kaluar! Megjithatë, ku gaboi Josa? A duhet ai të gjej ku gaboi dhe ta shpjegojë publikisht me një letër të hapur, sepse një Prishtinë pa titull nga viti 2013 vërtet është shumë dhe shumë, sepse është një emër i madh.
Pse e përdorim termin ku gaboi Josa? Kryetrajneri e bën përzgjedhjen e lojtarëve dhe assesi kryesia. Kryesia të beson, ndërsa kryetrajneri e bën përzgjedhjen? KU gaboi Josa? Pse e themi ku gaboi? Sulmuesit e Prishtinës humbin shumë raste edhe atëherë kur nuk pritej! Nëse shikojmë statistikat, Prishtina nuk kaloi keq si vendas, nga 17 ndeshje ka arritur 45 pikë, përveç që ka humbur gjashtë pikë, duke barazuar papritur 0:0 me Ferizajn, pastaj 1:1 me Flamurtarin dhe në derbi me Feronikelin po ashtu 1:1. Si vendas hiq gabimin që bëri me Ferizajn e Flamurtarin, me Feronikeli ka qenë derbi dhe në derbi të mëdhenj ndodh gjithçka! Si mysafirë, nga 48 pikë të mundshme fitoi 30! As 75 pikë nuk i mjaftuan Prishtinës që të bëhet kampion. Mos të harrojmë një fakt që ende sillen edhe në kokën time, si ka qenë e mundur në ndeshjen e 18 shkurtit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që Prishtina me një lojtar me shumë nga minuta e 23-të dhe të humb me 2:0 nga Flamurtari?
Pse u humbën gjithë ato raste, edhe kjo është një analizë shumë e thellë për Josën për sulmuesit që ka përzgjedhur, sepse kësi gabimi nuk duhet lejuar në edicionin e ri, por të kemi një Prishtinë sa më ofensive apo të pamëshirshme për rivalët. Josa duhet të analizojë gjithë situatën pse i iku titulli kur kihet parasysh se ka pasur kushte shumë të mira që i ka krijuar kryesia e Prishtinës jashtëzakonisht e vyeshme me Ejupin! Angazhimet dhe investimet e kryesisë së Prishtinës duhet të shpërblehen me tituj! Fundja, edicioni i ri fillon në gusht, lutem që të kemi sulmues më efikas dhe një Prishtinë ofensive, jo defensive! Prishtina përfundoi në vend të dytë me 75 pikë, - 5 nga Feronikeli.
Rezultatet si vendas
Prishtina-Gjilani 1:0
Prishtina-Drenica 1:0
Prishtina-Ferizaj 0:0
Prishtina-Flamurtari 1:1
Prishtina-Llapi 2:1
Prishtina-KEK-u 3:0
Prishtina-Trepça '89 2:0
Prishtina-Ballkani 2:0
Prishtina-Drita 2:0
Prishtina-Liria 4:0
Prishtina-Feronikeli 1:1
Prishtina-Flamurtari 3:0
Prishtina-Liria 3:0
Prishtina-KEK-u 1:0
Prishtina-Drenica 2:1
Prishtina-Llapi 1:0
Prishtina-Trepça '89 3:0
45 pikë (-6)
Mysafirë
Trepça 89-Prishtina 0:2
Ballkani-Prishtina 1:1
Drita-Prishtina 1:0
Liria-Prishtina 0:1
Feronikeli-Prishtina 0:1
Gjilani-Prishtina 0:3
Drenica-Prishtina 0:1
Ferizaj-Prishtina 0:0
Flamurtari-Prishtina 2:0
Llapi-Prishtina 1:0
KEK-u-Prishtina 1:2
Ballkani-Prishtina 0:2
Ferizaj-Prishtina 0:2
Gjilani-Prishtina 0:1
Drita-Prishtina 1:1
Feronikeli-Prishtina 1:0
30 pikë (-18)