Barcelona pas Morenos dhe Stuanit

Futboll

Barcelona pas Morenos dhe Stuanit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:36
Rodrigo Moreno dhe Cristhian Stuani

Barcelona po vazhdon të përgatitet për sezonin 2019/20, pas mënyrës zhgënjyese në të cilën e përfundoi sezonin që lamë pas. Edhe pse kanë qarkulluar thashetheme se Ernesto Valverde është buzë shkarkimit, Rodrigo Moreno dhe Cristhian Stuani janë në fakt në agjendën e klubit.

Për dy sulmuesit flitet se janë synime të kampionit spanjoll, i cili është duke vazhduar kërkimet për një numër 9.

Afrimi i një sulmuesi ka qenë një problem për klubin katalonas në kohët e fundit, veçanërisht me prezencën e Luis Suarezit në skuadër.

Por, kur uruguaiani nuk është prezent, siç ndodhi në finale të Kupës së Mbretit, atëherë krijohet mungesë e madhe në cilësi kë të pozitë, të cilën Barcelona dëshpërimisht kërkon ta plotësojë.

Me Antoine Griezmann seç herë e më larg, Moreno dhe Stuani janë dy futbollistët me gjasat më të mëdha për t’u transferuar në Camp Nou këtë verë, sipas MARCA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat