Athletico Bilbao mund të humbasë sulmuesin

Futboll

Athletico Bilbao mund të humbasë sulmuesin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:51
Athletico Bilbao mund të humbasë sulmuesin

Athletico Bilbao mund të humbasë sulmuesin Inaki Williams gjatë merkatos së verës. 24-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Gaizka Garitanos, duke zhvilluar kështu një sezon fantastik me 13 gola të shënuar dhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

Një lojtar me një rendiment të këtij niveli, sipas mediave spanjolle, ka tërhequr vëmendjen e Atletico Madridit, skuadër që është vënë në kërkim të përforcimeve të duhura për të zëvendësuar Griezmann. Gjithsesi, për “colchoneros” nuk do të jetë e lehtë të arrijë te sulmuesi, pasi klauzola e largimit të tij nga “San Mames” kap shifrën e 88 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat