Zbulohet oferta e Interit për Lukakun, United thotë "jo"

Futboll

Zbulohet oferta e Interit për Lukakun, United thotë "jo"

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:11
Romelo Lukaku

Interi vazhdon që t'i shkelë syrin sulmuesin Romelo Lukaku, i cili është bindur nga trajneri i ri zikaltër, Antonio Conte. Mes të dyve ka një flirt që ka lindur dy vite më parë, por që në fund nuk u kthye në dashuri, pasi Mourinho pagoi më shumë për ta marrë te Manchester United.

Kështu, rrugët e Contes dhe belgut u ndanë.Por, tani mund të bashkohen. Në fakt, sipas asaj që shkruan "FcInterneës.it", palët kanë biseduar në telefon dhe kanë rënë dakord. Madje, është arritur edhe një akord paraprak me 7,5 mln euro në sezon për tre vitet në vazhdim.

Tani, pjesa më e vështirë, për t'u bindur Manchester United. Interi i ka ofruar United kartonin e Perisic dhe 30 mln euro, por "Djajtë" duan 70 mln euro "cash", ose kartonin e Milan Skriniar. Përgjigjia e Interit ka qenë menjëherë "jo", pasi sllovaku është i pashitshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat