Juventus siguron talentin e Turqisë për 15 milionë

Futboll

Juventus siguron talentin e Turqisë për 15 milionë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:35
Juventus siguron talentin e Turqisë për 15 milionë

Në kuadër të rinovimit të mbrojtjes, Juventus ka perfeksionuar blerjen e mbrojtësit Merih Demiral, i vitlindjes 1998. Një nga zbulimet e pjesës së dytë të kampionatit. Sasuolo e bleu gjatë merkatos së dimrit nga Alanjaspor dhe lojtari e bindi menjëherë trajnerin De Zerbi, i cili e rreshtoi rregullisht në mbrojtjen me katër apo me tre.

Turku u shfaq menjëherë në nivel të lartë fizik dhe teknik, duke shtuar shpejtësinë. Lojtar i rrezikshëm edhe në goditjet standarde: i shënoi një dopietë Kievos. Jo rastësisht, pra bardhezinjtë vendosën të investojnë plot 15 milionë euro për kartonin e tij dhe do firmosin një kontratë 5-vjeçare.

Gjatë ditëve të ardhshme, Fabio Paratiçi dhe trajneri i ri i Juves do vendosin nëse talenti do transferohet menjëherë në Torino apo do qëndrojë i huazuar për një tjetër sezon, ndoshta pikërisht te Sasuolo. Për të ndërtuar një identikit akoma më të detajuar, mediat italiane kanë kontaktuar Mirçea Luçeskun, përzgjedhësin e kombëtares turke.

Mund ta përshkruani Merih Demiralin?

E njoh që kur luante në radhët e Sportingut të Lisbonës. Një lojtar dhe, mbi të gjitha një djalë i shkëlqyer. Këtë të fundit e konsideroj një cilësi shumë të rëndësishme në këto nivele. Ka një vizion të mirë loje, është vendimtar në ndërhyrje, i zoti në ajër dhe për mendimin tim, do ketë një të ardhme brilante.

Mendoni se është e drejtë të krahasohet me Nemanja Vidiç?

Merih është ende në moshë të re, mendoj se në këto momente duhet të flasim për të dhe mos ta krahasojmë me lojtarë të tjerë. Ka debutuar me mua në kombëtare, tani jam i lumtur që po ndjek këtë rrugë.

Me Kielinin dhe mbrojtësit e tjerë të Juventusit, vetëm mund të rritet.

Juvja do jetë me siguri një tjetër sfidë krahasuar me ato që është përballur, por prania e Kielinit, Bonuçit dhe Ruganit do e ndihmojë. Është e rëndësishme të gjesh futbollistë të tillë, sepse përcjellja e eksperiencës së tyre do jetë thelbësore për lidhjen dhe trashëgiminë e mbrojtjes bardhezi të së ardhmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat