Griezmann nuk është prioritet për Barcelonën

Futboll

Griezmann nuk është prioritet për Barcelonën

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:52
Antoine Griezmann

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, është një prej emrave që ka qendrën e vëmendjes, që kur ai bëri të ditur se do të largohet nga skuadra spanjolle këtë verë.

Porsa e bëri të ditur vendimin e tij, i gjithë shtypi spanjoll ‘e nisi’ lojtarin drejt Barcelonës, duke e parë skuadrën katalane si destinacionin e vetëm të francezit.

Por, problemi po qëndron pikërisht me skuadrën e Barcelonës, të cilët si duket po mbajnë inat me lojtarin pas ngjarjeve të ndodhura në verën e kaluar, kur lojtari i refuzoi në minutat e fundit.

‘Marca’ raporton se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka prioritet nënshkrimin me Griezmann.

Klauzola e Griezmann vlerësohet me 120 milionë euro tani që ka pësuar një rënie, pasi më parë vlerësohej me 200 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat