Fabregas flet për Hazard: Lojtari më i talentuar që ka luajtur tek Chelsea

Futboll

Fabregas flet për Hazard: Lojtari më i talentuar që ka luajtur tek Chelsea

Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:35
Fabregas-Hazard

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka thënë disa fjalë për Eden Hazard, të cilin dikur e kishte shok skuadre tek Chelsea.

Hazard ishte nga më të mirët në ndeshjen e mbrëmshme kundër Arsenal, duke vërtetuar edhe një herë se është më i miri i ‘bluve’.

Por, me gjasë, ai ishte shkëlqimi i fundit i belgut me fanellën e Chelsea, dhe duke pasur parasysh këtë, Fabregas ka dhënë disa komente interesante për anësorin e Belgjikës.

“Nuk mund të them se Hazard është lojtari më i mirë në historinë e Chelsea. Por, në aspektin e talentit, ai është më i talentuari që ka luajtur me Chelsea” ka thënë Fabregas.

“Kam luajtur me të për pesë vite. Kur iu bashkova Chelseat në fillim, unë thash se ai është Messi ynë. Ai ma vërtetoi këtë” ka thënë ndër të tjerash spanjolli.

Eden Hazard me gjasë do ta vazhdojë rrugëtimin e tij në futboll me skuadrën e Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat