Ylli i Chelsea vendos për të ardhmen, do të qëndroj me ‘blutë’

Futboll

Ylli i Chelsea vendos për të ardhmen, do të qëndroj me ‘blutë’

Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:37
Emerson Palmieri ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij me skuadrën ‘blu’.

Pas triumfit në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenal, sot skuadra e Chelsea ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë.

Ylli i skuadrës, Emerson Palmieri ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij me skuadrën ‘blu’.

Se mbrojtësi i majtë italian do të qëndrojë me skuadrën londineze e ka konfirmuar agjenti i tij, Leonardo Cornacini.

“Ai ka akoma një vit të mbetur në kontratën e tij” ka thënë Cornacini për ‘Tuttemercatoweb’.

“Ai është i lumtur dhe skuadra është e lumtur me të. Ne jemi të bindur se e ardhmja e tij është në Londër” ka thënë tutje agjenti.

Emerson mbrëmë luajti nga fillimi deri në fund në finalen e dominuar nga Chelsea, për tu stolisur me trofeun e Ligës së Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat