Eriksen duket se po largohet, Tottenham synon mesfushorin 65 milionësh nga La Liga

Futboll

Eriksen duket se po largohet, Tottenham synon mesfushorin 65 milionësh nga La Liga

Më: 31 maj 2019 Në ora: 00:34
Christian Eriksen

Tottenham Hotspur janë në dijeni se mund t’i humbin shërbimet e Christian Eriksen gjatë kësaj vere, prandaj ata janë duke parë për ndonjë mesfushor me potencialin për ta zëvendësuar danezin.

Organizatori i lojës së Real Betis, Giovani Lo Celso thuhet të jetë lojtari që po pëlqehet shumë nga Spurs.

‘The Sun’ raporton se Tottenham po e shqyrton mundësinë për të transferuar Giovani Lo Celson për shumën e 65 milionë eurove.

Argjentinasi do të ishte zëvendësuesi i Christian Eriksen, pasi ky i fundit besohet se do të largohet gjatë kësaj vere nga Londra veriore.

Për transferimin e tij thuhet se po punon trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili gjithashtu është nga Argjentina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat