Inter zyrtarizoi Conten, tifozët zikaltër tërbohen nga ky detaj

Futboll

Inter zyrtarizoi Conten, tifozët zikaltër tërbohen nga ky detaj

Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:18
Antonio Conte gjate zyrtarizimit

Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, të cilin e prezantuan sot në orët e para të mëngjesit me një njoftim në faqen zyrtare të klubit në internet dhe rrjetet sociale.

Për tifozët zikaltër ka qenë një e vërtetë që e prisnin nga momenti në moment, por jo në 6:00 të mëngjesit, kur sapo kanë hapur sytë janë ndeshur me këtë lajm të rëndësishëm, që për ta besuar iu është dashur të fërkojnë një herë sytë.

E gjithë prapaskena e orës së zyrtarizimit të trajnerit të ri lidhet me aspektin e marketingut. Duke qenë se klubi zikaltër po zgjerohen në Azi, u përzgjodh ora 6:00 e mëngjesit në Europë për të bërë njoftimin zyrtar, që korrespondon me orën 12:00 në Kinë.

Kjo nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Inter, që mesa duket nuk iu ka pëlqyer kjo mënyrë prezantimi. 

“Çfarë nxitimi çuna...Në 6:25 unë mendoj vetëm për kroasant dhe kapuçin”, shkroi një tifoz, duke bërë ironi me klubin zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat