Besa: Tefik turpi, i mallkuar qofsh

Futboll

Besa: Tefik turpi, i mallkuar qofsh

Nga: K. G. Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:27
Besa: Tefik turpi, i mallkuar qofsh

Klubi i futbollit Besa nga Peja është i revoltuar tepër në gjyqtarin Tefik Maloku, të cilin e akuzojnë për humbjen me rezultat 1:0 nga Gjilani, në ndeshjen e barazhit e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Tefik Maloku turpi qoftë mbi ty dhe atë që të përkrahin në ndërrmarje të ndyra.
Bordi i FC Besa i shtyrë nga një maskaradë e një arbitri i cili nuk mund te delegohet as në ligën e dytë e lerë më në një ndeshje barazhi për Superligë, reagon ashpër dhe fton organet kompetente që ky farë individi të përjashtohet nga referimi në futbollin kosovar sepse është duke e turpëruar futbollin.
Pas pranimit në instancat më të larta futbollistike, ne kemi menduar se do të vihet rregull në ndarje të drejtësisë në fushë, por si duket jo, se u vërejt sot se zakonet e këtyre matrapazëve që të vendosin ndeshje sipas tekeve dhe interesave nuk ka të ndalur.
Po si more TEFIK e FIKE një ndeshje duke lejuar lojë efektive 15 minuta në gjithë ndeshjen dhe duke mos reaguar në brutalitetin e ushtruar ndaj lojtarëve të FC Besa? Tefik Turpi, i mallkuar qofsh”, reagon KF Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat