Hysaj e konfirmon: E kam kryer me Napolin

Futboll

Hysaj e konfirmon: E kam kryer me Napolin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:03
Elseid Hysaj

Mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror.

Elseid Hysaj ka pasur një sezon jo të mirë me skuadrën napolitane, ku edhe ka humbur vendin e titullarit.

Në një intervistë për mediumin nga Shqipëria, Supersport, mbrojtësi i krahut të djathtë ka treguar se dëshiron të nisë një aventurë të re, madje edhe larg Italisë.

“Janë shumë skuadra dhe po lexoj si ju. Po pres skuadrën e duhur dhe momentin e duhur”, deklaroi ai. “Po mendoj për Kombëtaren. Jam gati për aventurë të re dhe nuk dua të qëndroj gjithmonë te një skuadër. Dua një shtet të ri dhe njerëz të rinj. Koha ime te Napoli ka mbaruar”.

Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga Empoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat