Roberto Carlos vjen me fjalë të mëdha për Xherdan Shaqirin

Futboll

Roberto Carlos vjen me fjalë të mëdha për Xherdan Shaqirin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:38
Roberto Carlos dhe Xherdan Shaqiri

Legjenda braziliane e ka lavdëruar futbollistin kosovar, për të cilin ka thënë se është lojtar i madh, tek i cili duhet të llogarisë Liverpooli

Ish-futbollisti i njohur brazilian, Roberto Carlos ka dhënë fjalë të mëdha për Xherdan Shaqirin.

Në fakt, trajneri brazilian mendon se ylli kosovar është lojtar i rëndësishëm i Liverpoolit, ku duhet të ketë më shumë hapësira.

Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madridit tutje shton se Shaqiri i ka treguar vlerat e tij në përmbysjen e jashtëzakonshme që ia bënë “Reds” Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Shaqiri është me të vërtetë lojtar i madh. Fatkeqësisht, nuk ka luajtur shpesh këtë sezon. Në ato ndeshje që i është dhënë rasti, Shaqiri i ka demonstruar kualitetet e tij. Ka bërë pjesë në ekipin e Liverpoolit që bëri mrekulli kundër Barcelonës. Kjo gjë është e shkëlqyeshme absolutisht dhe ky fakt e bën atë lojtar të madh. Mos të flasim pastaj për rëndësinë që e ka ai në Kombëtaren e Zvicrës”, ka thënë Carls për “Aargauer Zeitung”.

Shaqiri shpreson që trajneri Jurgen Klopp t’ia japë rastin edhe në finalen e Mardidit në Champions League nesër mbrëma kundër Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat