Djaloshi që u kacafyt me Beckhamin – Ky është trajneri i ri i Flamurtarit të Prishtinës

Futboll

Djaloshi që u kacafyt me Beckhamin – Ky është trajneri i ri i Flamurtarit të Prishtinës

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:57
Ilustrim

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës gjatë ditës së sotme është bërë me trajner të ri. Bëhet fjalë për Artim Shaqirin, i cili do të jetë në krye të klubit nga kryeqyteti. Por kush është Artim Shaqiri. Ai ka luajtur në disa shtete të Evropës, ku veçohet në Angli tek skuadra e West Brom.Shaqiri ishte reprezentues i Maqedonisë, kombëtare me të cilën ka bërë gjëra të mëdha. Të ndalemi tek ndeshja ndaj Anglisë, që e kishin zhvilluar 17 vite më parë, kur kishin barazuar 2:2. Në atë takim spikati goli i futbollistit shqiptarë të përfaqësueses së Maqedonisë, Artim Shaqiri, i cili e mposhti portierin e atëhershëm anglez të Arsenalit, David Seaman, drejtpërdrejtë nga rivënia e këndit. Kjo nuk ishte e tëra, pasi që në ndeshjen me Anglinë bujë të madhe kishte bërë një duel verbal i Shaqirit me David Beckhamin. Arsyeja e atij dueli ishte se Shaqiri e bëri një ndërhyrje të ashpër në Beckhamin ku u ndëshkua me kartonë të kuqë dhe më pastaj filloi tollovia por që aty ishte Nicky Butt për të ndërhyrë.Interesante është që në stadiumin ku bëri gol Shaqiri, do të luaj kombëtarja e Kosovës ndaj Anglisë në muajin shtatorë në kuadër të kualifikimeve të botërorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat