Hasani tregon objektivat me Artim Shaqirin

Futboll

Hasani tregon objektivat me Artim Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:12
Hasani tregon objektivat me Artim Shaqirin

Artim Shaqiri, ish futbollist i mirënjohur, dikur si trajner ka drejtuar me sukses Shkëndijen e Tetovës, së fundit edhe Kukësin, emërohet kryetrajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës. Ardhja e Shaqirit në krye të kuqezinjve shton apetitet që të luftojnë për pozitat më të larta.

Drejtori sportiv i FC Flamurtarit, Agim Hasani, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë firmosur Shaqiri dhe kanë një objektiv të qartë për edicionin. “Kontrata është një plus një vit dhe me synime për katër vendet e para. Ne jemi ende duke stërvitur, nuk i kemi ndërprerë ato dhe do të punojmë deri me 15 qershor, pastaj do të shkojmë pushim deri me 1 korrik”, thotë Hasani. A do të shohim një Flamurtar më ndryshe?

Image

“Në këtë aspekt po punojmë dhe për një Flamurtar më ndryshe. Shaqiri ka përvojë dhe besoj se kualitetet i tij do të vijë në shprehje”, thotë Hasani. Flamurtari përfundoi në mesin e tabelës përkatësisht në pozitën e gjashtë në elitën e futbollit, me 45 pikë të mbledhura.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat