Samir Sahiti premton një luftë të vërtet sportive në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Samir Sahiti premton një luftë të vërtet sportive në ‘Fadil Vokrri’

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:40
Samir Sahiti premton një luftë të vërtet sportive në ‘Fadil Vokrri’

I madh dhe i vogël me padurim e presin ballafaqimin e barazhit mes Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe Vëllaznimit nga Gjakova. Përballen dy rivalët e vjetër dhe te secila është presioni, sepse është një lojë apo një finale, cila të triumfojë do të jetë pjesë e elitës së futbollit për edicionin e ardhshëm. Trepça ’89 përfundoi në pozitën e nëntë në Superligë dhe synon ta ruajë statusin e tashëm, kurse Vëllaznimi renditet i katërti në ligën e parë dhe shpreson se do të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve.

Nesër në orën 16.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, pritet të jetë edhe një numër i madh i shikuesve nga Mitrovica qoftë nga Gjakova, që të krijojnë një atmosferë të zjarrtë sportive. Futbollisti me përvojë, Samir Sahiti, prej më të mirëve në vendin tonë, beson e shpreson se me Vëllaznimin do të arrijnë qëllimin, rikthimin në elitë. “Jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, jemi të vetëdijshëm për forcën e Trepçës ’89. Ata janë favoritë, por do të jetë një takim apo luftë e vërtet ku nuk do dorëzohemi deri në fund”, thotë Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Ku janë përparësitë e Vëllaznimit? “Mendoj se përparësi kemi anën psikologjike, ngase kemi përball një skuadër që nuk guxon të gaboj, ngase bie një kategori më poshtë, kurse ne luajmë për të hyrë në Superligë. Besoj që presioni është të Trepça ‘89 por futbollit nuk i dihet, ne jemi të përgatitur shumë për këtë takim dhe mezi presim të filloj”, përgjigje futbollisti.

Sahiti tha se si përparësi është se janë të kompletuar për këtë sfidë të madhe. “Jemi të kompletuar për këtë sfidë, presion nuk kemi përpos se e dijmë se ata që do të hyjmë në ndeshje, duhet të japim edhe atomin e fundit ngase nga kjo ndeshje varet një sezon u tërë. Tifozëve gjakovar ju premtojmë se do të shohin një angazhim të pashoq dhe një luftë të vërtet, shpresojmë të festojmë së bashku”, thotë Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat