Veton Çitaku para sfidës me Vëllaznimin: Jemi përgatitur për fitore.

Futboll

Veton Çitaku para sfidës me Vëllaznimin: Jemi përgatitur për fitore.

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:54
Veton Çitaku para sfidës me Vëllaznimin: Jemi përgatitur për fitore.

Trepça ’89 nga Mitrovica me qetësi e pret përballjen e barazhit kundër Vëllaznimit nga Gjakova. Futbollistët mitrovicas zotohen se do ta lënë edhe shpirtin në fushë për të siguruar mbetjen në IPKO Superligën e Kosovës. Kryetrajneri Veton Çitaku ka punuar me përkushtim për gjatë gjithë javës, duke e studiuar edhe rivalin se ku mund të jenë më të rrezikshëm. Sfida mes Trepçës ’89, si i nënti në elitë dhe Vëllaznimit si i katërti në ligën e parë, premtojnë lojë burrërore për takimin e nesërm (16.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Sa është Trepça '89 e përgatitur dhe a është e kompletuar?

“Nuk ka ndikuar aspak finalja e Kupës në atmosferën e skuadrës. Çdo lojë e ka rëndësinë e saj, prandaj ne jemi gati për ndeshjen e radhës. Barazhi është ndeshje me ngarkesë. Atmosfera është e mirë të futbollistët. Vëllaznimi është një skuadër me traditë dhe ka futbollistë cilësorë në përbërje.

Kemi zhvilluar dy ndeshje të Kupës, mendoj që jemi favorit për shkak se Trepça ‘89 ka zhvilluar ndeshje shumë cilësore në Superligë, dallimi me ligën e parë është i madh. Besoj te futbollistët tanë, kemi kualitetin, jemi përgatitur në çdo aspekt për fitore”, tha Çitaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Çitaku shprehet se janë të qetë dhe vlerëson se janë më të mirë. “Jemi të qetë duke pritur ndeshjen, përparësia është në anën tonë për arsye të kualitetit të përgjithshëm të futbollistët dhe përvoja e ndeshjeve të zhvilluara në Superligë”, tha Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat