Tjetër largim nga Luftëtari

Futboll

Tjetër largim nga Luftëtari

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:44
Tjetër largim nga Luftëtari

Luftëtari i sezonit të ri duhet të rindërtohet nga e para. Vazhdojnë largimet në kampin bluzi teksa pas lamtumirave të trajnerit Julian Ahmataj, mbrojtësit brazilian Jackson, mesfushorit Albano Aleksi dhe sulmuesit Eric Warden, një tjetër titullar ka zyrtarizuar largimin nga bluzinjtë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Rustem Hoxha i cili nuk do të jetë pjesë e Luftëtarit sezonin e ardhshëm, teksa me një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin nga Gjirokastra pas vetëm një sezoni. 24 ndeshje dhe 1 gol i realizuar, këto ishin statistikat e qëndërmbrojtësit 27-vjeçar me Luftëtarin në këtë kampionat. Por Hoxha pritet të jetë thjeshtë largimi i rradhës pasi me valixhe në duar është edhe kapiteni Behar Ramadani i cili gjithashtu me shumë gjasa do të largohet nga Luftëtari këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat