Bullgarisë i mungon sulmuesi kryesor ndaj Kosovës 

Futboll

Bullgarisë i mungon sulmuesi kryesor ndaj Kosovës 

Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:36
Bullgarisë i mungon sulmuesi kryesor ndaj Kosovës 

Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Bullgarinë me 10 qershor, tri ditë pas sfidës me Malin e Zi (7 qershor). Sipas mediave bullgare, sulmuesi në top formë i Levskit, Stanislav Kostov, që e përfundoi sezonin në Bullgari si golashënuesi më i mirë me 23 finalizime, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për “Euro 2020” kundër Çekisë (7 qershor) dhe Kosovës (10 qershor) për shkak të një lëndimi. Në dy ndeshjet e radhës Kosova do të jetë gjithashtu me mungesa. Nuk janë të gatshëm tre super lojtarë në mesfushë; Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala – që të tre për shkak të lëndimeve.Kosova gjendet në Grupin A në kualifikimet për Euro 2020 me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë dhe deri më tani ka grumbulluar një pikë, pas një ndeshje të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat