Historia pas përqafimit emocional mes Tottit dhe De Rossit

Futboll

Historia pas përqafimit emocional mes Tottit dhe De Rossit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:15
De Rossi dhe Totti

Fillimisht duket emocionuese, por diça tjetër fshihet pas kësaj foto.

Lamtumira e Daniele De Rossit ishte në ballinat e mediave kryesore të sportit në botë, por si duket gjithçka ishte “fallco”, të paktën një pjesë e saj.

Fjala është për përqafimin e De Rossit me Tottin. Kjo pasi, siç raportojnë mediat apeninase, mesfushori italian dhe drejtori aktual sportiv i Romës nuk duket të kenë pasur raporte të mira.

Në vitin 2017, disa lojtarë të gjallorosëve kishin filluar një fushatë ku kërkonin largimin e Eusebio Di Francescos, Tottit dhe Mochit.

Dy prej tyre u larguan, kurse vetëm Totti shpëtoi. Kjo iniciativë e lojtarëve kishte ardhur si pasojë e eliminimit të klubit romak nga Liga e Kampionëve.

Tani, Totti së bashku me bordin drejtues i’u janë kundërvuar lojtarit, duke mos i’a rinovuar kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat