Conte: Kam recetën e suksesit për Interin

Futboll

Conte: Kam recetën e suksesit për Interin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:58
Antonio Conte

Antonio Conte është gati të nisë aventurën me ekipin e Interit.

Plot adrenalinë si gjithmonë, trajneri leçez prek disa tema gjatë prononcimit të tij për “BBC”.

Ai tregon recetën e tij që përbëhet nga dy gjëra thelbësore dhe synon të rikthejë zikaltrit te trofetë.

Interesimit për Lukakun i shmanget, ndërsa për Icardin nuk ka vendosur ende. Më pas Chelsea. Conte flet për aventurën londineze dhe zgjedh lojtarin më të mirë që stërviti te “Blutë e Londrës”. Në fund finalja e Champions Ligës.

Trajneri i Interit do të udhëtojë drejt Madridit për ta ndjekur nga afër derbin anglez. Shpreson të shohë një betejë plot ritëm dhe mendon se do fitojë… Liverpool.

INTERI – “Bisedova me një klub të madh me një histori të madhe. Interi ka të njëjta ambicie me mua në këtë moment. Duam të fitojmë dhe të arrimë gjëra të rëndësishme.

Ky është shkaku pse vendosa të vij këtu. Mendoj se është një sfidë e re dhe një kapitull i ri i jetës time. Kam fituar tituj me Juventusin në të kaluarën, dua të bëj të njëjtën gjë me Interin.

Duhet të kemi respekt për historinë e klubit dhe ta dërgojmë Interin aty ku e meriton.”

RECETA CONTE – “Është e thjeshtë dhe përbëhet prej dy fjalësh: shumë punë dhe ambicie.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat