Dribluesit më të mirë në Evropë: Kosovari renditet para Messit e Hazardit

Futboll

Dribluesit më të mirë në Evropë: Kosovari renditet para Messit e Hazardit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:48
Messi e Hazard

Driblimi është një prej aspekteve më zbavitëse në një ndeshje futbolli.

Nuk ka kënaqësi më të madhe për një fans se të shikoj lojtarin e tij të preferuar duke kaluar mbrojtësit me lëvizje të shpejta dhe aftësi impresive.

Cili është dribluesi më i mirë në Evropë? Përgjigja natyrale do të ishte Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo edhe Neymar.

Mirëpo, jo. Dikush tjetër rrëmben primatin, derisa anësori kosovar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj renditet mbi superyllin argjentinas dhe Eden Hazardin e Chelseat në listën e dribluesve më të mirë në Evropë.

Shikoni më poshtë.

1. Sofiane Boufal, Celta Vigo – 6.2 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

2. Hatem Ben Arfa, Rennes – 5.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

3. Jeremie Boga, Sassuolo – 5.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

4. Neymar, Paris Saint-Germain – 4.7 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

5. Adnan Januzaj, Real Sociedad – 4.7 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

6. Lionel Messi, Barcelona – 4.5 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

7. Allan Saint-Maximin, Nice – 4.4 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

8. Eden Hazard, Chelsea – 4.2 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

9. Jadon Sancho, Borussia Dortmund – 4.1 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

10. Youcef Atal, Nice – 4.0 driblime mesatarisht për 90 minuta lojë

Kujtojmë se Januzaj ka bërë 24 paraqitje këtë fushatë, duke kontribuar me dy gola dhe katër asistime, derisa ka munguar në 18 ndeshje në La Liga për shkak të lëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat