Chelsea me ofertë ‘astronomike’ për Coutinhon

Futboll

Chelsea me ofertë ‘astronomike’ për Coutinhon

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:45
Philippe Coutinho

Chelsea nuk e ka ndërmend të rri duarkryq nëse Eden Hazard largohet në drejtim të Real Madrid.

28 vjeçari të mërkurën paralajmëroi largimin nga Chelsea, duke thënë se ndjen nevojën për të provuar diçka të re, me Real Madridin, fanellën e të cilës skuadër gjithmonë ka ëndërruar ta vesh.

Në rast largimi të Hazard, Chelsea po sheh pikërisht nga La Liga për pasuesin e tij.

‘Metro.co.uk’ shkruan se skuadra nga ‘Stamford Bridge’ do të tentojë transferimin e Philippe Coutinho nga Barcelona.

Sipas kësaj medie, Chelsea janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 158 milionë euro për Coutinhon.

Coutinho nuk po gjen hapësira te Barcelona, dhe transferimi i mundshëm i Antoine Griezmann në ‘Camp Nou’, do t’ia zvogëlonte edhe më shumë mundësitë për paraqitje, duke e shtyrë drejt largimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat