Çështja Griezmann, Atletico me veprime ligjore kundër Barcelonës

Futboll

Çështja Griezmann, Atletico me veprime ligjore kundër Barcelonës

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 07:34
Griezmann

Atletico Madrid do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Barcelonës, për nënshkrimin e mundshëm me Antoine Griezmann.

‘Cadena Ser’ ka zbuluar se sulmuesi francez ka filluar negociatat me Barcelonën në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa kanë arritur një marrëveshje gjatë muajit mars, kur Atletico Madrid zhvillonte ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Për të vërtetuar këtë informacion, kjo medie thekson se ka edhe prova të dokumentuara.

Te Atletico Madrid negocimin e Barcelonës me Griezmann e cilësojnë aspak sportive, sidomos në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit.

Andaj, skuadra nga Madridi po planifikon të marrë masa ligjore kundër Barcelonës për rastin Griezmann.

Antonio Griezmann me një video pak ditë më parë iu është drejtuar tifozëve të Atletico Madridit, për t’i njoftuar se do të largohet gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat