Messi: Të gjithëve në La Liga na mungon Ronaldo

Futboll

Messi: Të gjithëve në La Liga na mungon Ronaldo

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 08:24
Ronaldo/Messi

Lionel Messi ka thënë fjalët më të mira për rivalin e tij, Cristiano Ronaldo, gjatë një interviste për ‘Fox Argentina’.

Ylli i Barcelonës është grumbulluar me Kombëtaren e Argjentinës, në përgatitje të ‘Copa America’.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, e ka quajtur Ronaldon një lojtar special, i cili po i mungon atij dhe gjithë La Ligas.

“Ai është një lojtar special”, ka deklaruar Messi në lidhje me Ronaldon.

“Të gjithëve në ligë u mungon ai, përfshirë edhe mua. Rivaliteti i shëndoshë mes Cristianos dhe meje është diçka që rrallë e shihni”.

“Nuk ka betejë aty, por diçka të shëndosh. Cristiano është një lojtar i mirë dhe natyrisht, ai më motivon mua të jem edhe më i mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat