Klopp thotë se Liverpooli aktual, është skuadra më e mirë që ka pasur ndonjëherë

Futboll

Klopp thotë se Liverpooli aktual, është skuadra më e mirë që ka pasur ndonjëherë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 08:38
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp beson se skuadra e tij aktuale e Liverpoolit, është skuadra më e mirë me të cilën ai ka arritur në finale, duke tejkaluar edhe Borussia Dortmundin, me të cilët fitoi titullin e Bundesligës në Gjermani.

Finalja e Ligës së Kampionëve nuk është diçka e panjohur për trajnerin gjerman, që tashmë ka humbur një finale në vitin 2013, kur Borussia Dortmund u mund 2:1 nga Bayern Munich.

“Prova e kësaj ishte sezonit i fundit”, tha Klopp, duke treguar pse ky Liverpool është skuadra më e mirë që ka pasur ndonjëherë.

“Kam pasur ekipe të mrekullueshme siç e dini, por prej se kam ardhur në Angli ky ishte ekipi më i mirë që kam pasur, të gjithë të bashkuar”.

“Borussia Dortmund ishte e mrekullueshme, një ekip i mrekullueshëm, madje skuadër më e re se kjo që kam tash, por nuk ishte e pjekur”.

“Ne fituam ligën (me Dortmundin) dhe kështu kjo tingëllon pak e çuditshme, por kjo skuadër (Liverpool) tregoi gjithë pjekurinë që ju nevojitet për të qenë një ekip i madh gjatë sezonit”.

“Ky është vetëm një përshkrim. Kjo nuk të çon në asgjë. Më jep vetëm një ndjenjë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat