Messi, për Ronaldon: “I mungon La Ligas, Realit edhe më shumë”

Futboll

Messi, për Ronaldon: “I mungon La Ligas, Realit edhe më shumë”

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:48
Ronaldo dhe Messi

Ronaldo po i mungon La Ligas dhe Real Madridi, kështu mendon Lionel Messi.

Pas nëntë sezoneve në Real Madrid, Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithë në verën e vitit 2018, duke u larguar nga “Santiago Bernabeu, për t’u transferuar në Torino te Juventusi.

Natyrisht, në Madrid nuk besonin se do ta ndiejnë aq shumë mungesën e 34-vjeçarit, por më së miri e tregoi këtë fundi i sezonit, më i dobëti në 20 vitet e fundit dhe i dyti më i keq në histori të Los Blancos.

Messi në fillim të sezonit kishte paralajmëruar Realin se CR7 do t’i mungojë shumë atyre, derisa ka përsëritur sërish se përveç Realit, me largimin e tij ka humbur edhe La Liga.

“Ishte bukur që të jem me Cristianon, e bëri Madridin më të fortë. E thashë edhe në fillim të sezonit se Madridi do ta ndjejë mungesën si çdo ekip tjetër. Disa njerëz të Madridit ishin të nervozuar, por është e vërtetë, Cristiano do t’i mungonte çdo ekipi. Shënonte 50 gola çdo sezon dhe për ta ishte vendimtar, padyshim që ata do ta ndjenin mungesën e tij. Ai i mungon edhe La Ligas, më të mirët e bëjnë Ligën edhe më të mirë”, tha Leo për FOX Sports.

“Nuk takohemi me Cristianon, takohemi vetëm nëpër ceremonia dhe ndeshje. S’kemi marrëdhënie sepse nuk e njohim njëri-tjetrin”. “Gara mes jush? Ishte e mirë për të dy, ne vazhdimisht donim të përmirësonim veten, e bëmë konkurrencën edhe më të fortë duke qenë në Spanjë, edhe liga ishte shumë e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat