A do të largohet Cikalleshi nga Akhisarspor? Përgjigjet sulmuesi i Kombëtares

Futboll

A do të largohet Cikalleshi nga Akhisarspor? Përgjigjet sulmuesi i Kombëtares

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:36
Sokol Cikalleshi

Pas një mungese prej rreth një viti, Sokol Ciklalleshi rikthehet në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare, në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Duke folur për ndeshjet e qershorit, sulmuesi i Shqipërisë foli edhe për të ardhmen.

Në sezonin që lamë pas, Cikalleshi ka bërë 29 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola për Akhisarspor që tashmë kanë rënë në ligën e dytë të Turqisë.

Natyrisht, edhe pse ka kontratë tre vjeçare Akhisar, Cikalleshi s’e ka përjashtuar mundësinë e largimit sepse dëshira e tij, është të luajë në Superligën e Turqisë.

“E ardhmja pasi Akhisarspor ra në ligën e dytë turke? Unë kam një kontratë 3-vjeçare me Akhisarin dhe jam pjesë e këtij ekipi. Sa kohë që jam aty, nuk mund të flas shumë, ndonëse mund të them që preferoj të qëndroj në Superligën turke. Kam pasur kontakte, por është ende herët për të folur për merkaton. Fillimisht të përqendrohemi te Kombëtarja dhe pastaj do të merrem edhe me të ardhmen time. Me shumë gjasa do të vijoj në Superligën turke”, deklaroi Cikalleshi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat