Ka kërkuar t’i lejohet largimi nga Barcelona

Futboll

Ka kërkuar t’i lejohet largimi nga Barcelona

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:43
Ka kërkuar t’i lejohet largimi nga Barcelona

Jasper Cillessen nuk ka qenë asnjëherë zgjedhje e parë te Barcelona, pasi Marc-Andre Ter Stegen është i preferuari i Ernesto Valverdes.

Duke parë që hapësirat i ka të vogla në skuadrën katalanase, ish-portieri i Ajaxit, ka kërkuar të largohet në një ekip ku do të mund të luajë rregullisht.   

Interesimi për 29-vjeçarin nuk mungon dhe së fundmi në garë për të është futur Valencia, e cila do të bëjë një ofertë për ta transferuar holandezin në Mestalla.

Problem mbetet klauzola prej 60 milionë eurosh që kërkon Barcelona për ta lënë të lirë portierin, por te Valencia shpresojnë se përmes negociatave ky çmim mund të ulet, duke parë edhe dëshirën e Cillessen për t’u larguar.

Në tre vite sa ka qenë pjesë e Barcelonës, Cillessen ka startuar në vetëm 32 ndeshje, 24 prej të cilave kanë qenë në Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat