Gattuso: Dua të kthehem menjëherë në punë

Futboll

Gattuso: Dua të kthehem menjëherë në punë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:46
Gattuso: Dua të kthehem menjëherë në punë

Vetëm pak ditë pasi vendosi të largohet nga Milani, duke hequr dorë edhe nga paga e dy viteve të mbetura në kontratë me kuqezinjtë, Gennaro Gattuso ka folur për herë të parë mbi këtë vendim të tij, në mediat italiane.

“Ishte një zgjidhje e dhimbshme, por ishte momenti i duhur për ta bërë. Nuk dua të bëhem protagonist për gjestin e heqjes dorë nga pagat, pasi Milanin unë e kam në zemër dhe aty ku hyjnë zemra dhe emocionet, nuk ka vend për diskutime mbi paranë. Milani më ka dhënë shumë më tepër sesa unë kam mundur t’i kthej pas”, tha Gattuso.

Ish trajneri i Milanit pati edhe një mesazh për tifozërinë kuqezi, duke i ftuar ata të qëndrojnë të qetë, pasi theksoi se klubi është në duar të sigurta dhe se e ardhmja do të jetë shumë më e mirë.

“Klubi është në duar të mira, pasi ka drejtues të zotë dhe një shoqëri të fortë. Tifozët nuk duhet të shqetësohen aspak për të ardhmen”, tha ish trajneri i Milanit.

Gattuso konfirmoi në intervistën e dhënë për mediat italiane, se dëshiron të kthehet menjëherë në fushë, bashkë me stafin e tij dhe se nuk ka ndërmend të pushojë gjatë.

“Dua të kthehem menjëherë në punë, bashkë me stafin tim. Po analizojmë me vëmendje të gjitha mundësitë, por duhet një klub që zgjedh të çojë përpara një punë të nisur tashmë”, tha Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat