Sherr për sulmuesin shqiptar

Futboll

Sherr për sulmuesin shqiptar

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:50
Sherr për sulmuesin shqiptar

Vedat Muriqi është emri që ka mrekulluar Turqinë këtë sezon. Sulmuesi i Rizesporit luajti një sezon fantastik në elitën e futbollit turk duke shënuar 17 gola dhe dhuroi 18 asist në 34 ndeshje. 

Shtatlarti ka fituar vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa klubi aktual i Rizesporit e ka të qartë se nuk do t'ia dalë për ta mbajtur dhe sezonin e ardhshëm. Fenerbahçe u duk skuadra që do ta rrëmbente, madje mediet turke shkruanin se kishte një marrëveshje paraprake, por në lojë kanë hyrë francezët e Toulouse. 

Francezët mund të sulen për ta afruar, por problemi i vetëm mund të jetë kërkesa e lartë ekonomike. Rizespori do 4 milion euro për ta lënë të lirë dhe kjo shifër mund të trembë pak francezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat