Me çfarë taktika do t’i qasen finales Liverpooli dhe Tottenhami?

Futboll

Me çfarë taktika do t’i qasen finales Liverpooli dhe Tottenhami?

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:57
Klopp dhe Pochettino

Si duhet t’i qasen në aspektin taktik Liverpooli dhe Tottenhami finales në “Wanda Metropolitano” për t’u shpallur kampionë të Evropës këtë sezon?

Dy skuadrat do të takohen mbrëmjen e së shtunës në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”, në finalen e Ligës së Kampionëve. Tottenhami shfaqet në finale për herë të parë, ndërsa Liverpooli dëshiron të hakmerret për finalen e humbur sezonin e kaluar.

Por, si duhet t’i qasen kësaj ndeshjeje trajnerët? Sky Sports i ka analizuar takimet e fundit në ligë mes këtyre dy skuadrave për të gjetur se cilat taktika funksionuan dhe cilat nuk funksionuan…

Liverpooli do të ketë marrë shumë mësime nga takimi me Tottenhamin para gjashtë muajve, kur ata u treguan shumë të fortë për vendasit në fitoren 2:1 në “Ëembley”. Me këtë fitore ata e vazhduan ecurinë e përsosur në fillim të sezonit.

Gini Wijnaldum e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes pasi teknologjia për vijën e portës sinjalizoi se Michel Vorm nuk kishte arritur ta ndalte topin. Më vonë, Roberto Firmino e dyfishoi epërsinë e vetëm disa sekonda më vonë Erik Lamela e shënoi një gol ngushëllues.

The Reds e ruajtën formulën e tyre të fitores me sistemin 4-3-3, por Naby Keita luajti në vend të Jordan Henderson në anën e majtë të mesfushës, ndërsa Joe Gomez ishte partneri i Virgil van Dijk në qendërmbrojtje.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, vendosi formacion 4-1-2-1-2. Moussa Dembele ishte në bazën e mesfushës, Harry Ëinks e zëvendësoi Dele Allin e lënduar dhe Lucas Moura ofronte rrezik në sulm përkrah Harry Kane.

Njëra ndër statistikat më mbresëlënëse nga kjo ndeshje ishte se si Tottenhami e dominoi posedimin e topit, përkundër paraqitjes së dobët, duke e lënë skuadrën e Jurgen Kloppit me vetëm 39.6 për qind të posedimit të topit. Por, Tottenhami nuk arriti ta mposhtë mbrojtjen e Liverpoolit përkundër këtij posedimi.

Toby Alderweireld i bëri plot 96 pasime, më shumë se kushdo tjetër. Ai më së shumti kombinoi me partnerin e tij në qendër të mbrojtjes, Jan Vertonghen. Modeli i pasimeve në trekëndësh, mes Kieran Trippier, Eric Dier dhe Alderweireld, ishte gjithashtu mjaft i shpeshtë.

Lucas Moura dhe Kane mbetën të izoluar, përderisa Christian Eriksen nuk arriti të ketë ndikim. Danezi tentonte të kombinonte me mbrojtësin e krahut të majtë, Danny Rose, i cili luante më shumë në fazën e sulmit.

Për dallim nga Tottenhami, kombinimet e Liverpoolit kishin karakter më progresiv, pasi që të dy mbrojtësit anësor zakonisht mund t’u pasonin mesfushorëve para vetes, James Milnerit dhe Keitas. Milneri kombinoi me Firminon 13 herë dhe vetëm dy prej këtyre pasimeve u bënë duke e kthyer topin prapa.

Që të dy skuadrat tentuan të sulmojnë më shumë përmes krahëve. Tottenhami preferonte të sulmonte përmes Rose, ndërsa pozicionimi i Keitas mes Andy Robertsonit dhe SADIO Mane bëri që Liverpooli të ishte më i fuqishëm në krahun e majtë të sulmit, që ia pamundësonte Trippierit të angazhohej aq sa zakonisht në krahun e djathtë të sulmit.

Sulmuesit e Liverpoolit arritën t’i bëjnë gjithsej 14 goditje brenda zonës  së 16-metërshit, dyfish më shumë sesa Tottenhami. Për më tepër, Liverpooli i bëri dhjetë goditje brenda kuadratit të portës, në krahasim me tri të Tottenhamit.

Përveç posedimit të topit, skuadra e Pochettinos dominoi vetëm në duelet ajrore dhe atë me dallim të vogël.

Pasi taktika e përdorur para gjashtë muajve nuk i kishte funksionuar, Pochettino vendosi ta niste ndeshjen me formacion 3-4-1-2 në “Anfield”. Alderweireld dhe Vertonghen ishin vendosur anash Davison Sanchezit, ndërsa Sissoko u vendos më thellë në mesfushë.

Ky ndryshim pothuajse i funksionoi Tottenhami, pasi që një gol kontrovers i Lucas Mouras e barazoi rezultatin, pas golit të shënuar nga Firmino. Kane e kishte ngjallur sulmin.

Megjithatë, shpresat e Tottenhamit për të marrë pikë nga kjo ndeshje u shuan në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Alderweireldi e dërgoi topin në portën e vet, për t’ia dhënë kështu Liverpoolit tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e Premierligës.

Për Liverpoolin, ndryshimet e vetme nga takimet e tyre të mëhershme ishin: Joel Matipi në vend të Gomezit të lënduar dhe Hendersoni ishte titullar në mesfushë në vend të Keitas.

Qendërmbrojtësi ekstra në këtë ndeshje i kreu mjaft mirë punë Tottenhamit, pasi që ia kufizonte mundësinë mbrojtësve anësorë dhe mesfushorëve të Liverpoolit t’i ndërrojnë pozitat dhe ta befasojnë kundërshtarin.

Liverpooli sulmoi më shumë në krahun e djathtë këtë herë. Megjithatë, qendërmbrojtësi shtesë i Tottenhamit e anuloi rrezikun dhe e lejonte Eriksenin të shtynte më shumë përpara.

Tottenhami tentonte të sulmonte më shumë në krahun e djathtë, megjithatë sulmi i tyre ishte më i shpërndarë sesa ai i Liverpoolit.

Për dallim nga takimi i tyre në “Wembley” në shtator, Tottenhami e sakrifikoi një përqindje më të madhe të posedimit të topit për ta arritur një përdorim më të efektshëm të këtij posedimi. Ndeshja përfundoi me përqindje të barabarta për goditje drejt portës, ndërhyrje, pasime të shkurta dhe pasime të gjata.

Megjithatë, mbrojtësit e krahut të Liverpoolit u ndihmuan “Reds” të bëjnë dyfish më shumë harkime, që në fund rezultoi të jetë dallimi vendimtar, pasi që harkimi i Robertsonit çoi te goli hapës i ndeshjes, i shënuar nga Firmino.

Kane pritet të jetë në dispozicion për Tottenhamin, pas dy muajve jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi të ligamenteve. Ndërsa, Winks ka bërë të ditur se do të jetë në dispozicion gjithashtu për finalen e madhe në Madrid.

Për Liverpoolin, Keita është bërë e ditur se s’do të jetë në skuadër për finale, ndërsa Firmino pritet të jetë titullar, përkundër që ka munguar në tri ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi muskulor.

Në të dyja takimet paraprake mes këtyre dy skuadrave, Tottenhami ka tentuar ta shtyjë Rose në pjesën e fushës së Liverpoolit, edhe kur “Reds” kanë sulmuar në krahun e tij. Kjo sugjeron se Pochettino do të tentojë ta zë në gabim Trent Alexander-Arnoldin sërish të shtunën.

Gjithashtu pritet që argjentinasi ta nisë ndeshjen me mbrojtje prej pesë futbollistëve, pasi që qendërmbrojtësi i tretë i erdhi në ndihmë shumë gjatë ndeshjes së dytë të Premierligës këtë sezon, duke u ndihmuar mbrojtësve anësorë të përfshihen më shumë në sulm.

Megjithatë, trajneri i Tottenhamit mund të vendosë ta kopjojë formacionin e Liverpoolit, 4-3-3, dhe të startojë Sonin dhe Lucas Mouran përkrah Kane në sulm.

Tottenhami e shtoi dukshëm presionin fizik mbi Liverpoolin para dy muajve. Grafika më poshtë dëshmon se sa larg Liverpoolit kishin qenë londinezët në shtator, por si kishte ndryshuar kjo gjë në mars.

Liverpooli do të kërkojë t’i fitojë duelet në mesfushë dhe të përqendrohet te harkimet nga mbrojtësit anësorë, përderisa Milner pritet të mbetet jashtë formacionit të parë për shkak se nuk e kishte përballuar presionin fizik të ndeshjes në shtator.

Megjithatë, skuadra e Kloppit i ka fituar të dyja ndeshjet e këtij sezoni me rezultat 2:1 dhe do të tentojë ta përsërisë këtë sukses edhe një herë sonte kundër Tottenhamit, që i ka grumbulluar 27 pikë më pak se ta në ligë këtë sezon.

Ndeshja mund të vendoset nga gjenialiteti në taktika. Mirëpo, ndeshjet e kaluara janë vendosur nga margjina të vogla, si goli me kokë i Ëijnaldumit i shqyrtuar nga teknologjia e vijës së portës, golit kontrovers të Mouras dhe autogoli i vonë i Alderweireldit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat