Klopp kokëfortë

Futboll

Klopp kokëfortë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:19
Klopp kokëfortë

Pepe Reina ka luajtur me Liverpoolin dhe e njeh mirë atë ambjent, ashtu sikurse edhe tifozerinë dhe mentalitetin... Por, sidomos njeh shumë edhe Jurgen Klopp, ndaj edhe në analizën e bërë për mediat italiane, teksa ka folur edhe për Milanin, Gattuson, Sarrin te Juventusi e kështu me rradhë, ka prekur temën e finales së madhe...

"Finalja e Champions është bota e Liverpoolit! Janë mësuar të qëndrojnë aty, janë mësuar të luajnë aty. Pastaj, shoh se mund të jetë viti i tyre. Merituan të shkojnë në finale. Klopp? Eshtë shumë kokëfortë, një person që nuk di të dorëzohet dhe ky mesazh perceptohet edhe nga skuadrat të cilat stërvit.

"Tottenham? Ekip që ndryshon shpesh skemë dhe është kamaleon, por mos mendoni se Liverpool do t'i presë! Aspak. Të kuqtë do të luajnë lojën e tyre dhe do të duan të dominojnë".

Më pas, diçka edhe për Milanin: "Të presim dhe të shohim! Trajneri Gattuso tha se është në duar të sigurta, tani do të vijnë edhe zgjedhjet për stolin. Ne duhet të impenjohemi sezonin tjetër. Gattuso? Arsyet e largimit i tha vetëm ai, nuk mund të them asgjë më shumë se sa vlerësimi që kam për trajnerin dhe e falënderoj".

Sarri-Juventus? "Dy vite më parë dukej e pamundur, por gjërat kanë ndryshuar. Sarri profesionist, 24 orë në 24 mendon për futbollin. Me Sarrin nuk fituam gjë te Napoli, por jam krenar që më ka stërvitur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat