Zbardhen shkaqet e vdekjes së futbollistit

Futboll

Zbardhen shkaqet e vdekjes së futbollistit

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:39
Zbardhen shkaqet e vdekjes së futbollistit

Mesditën e sotme, bota e futbollit është tronditur nga lajmi se lojtari Hoze Antonio Rejes, ka humbur jetën në një aksident automobilistik.

Sipas asaj që raporton “As”, 35-vjeçari mësohet se ka qenë duke i dhënë me shpejtësi makinës së tij të tipit “Mercedes”, në Seville, teksa është përplasur me një shtyllë, që e ka nxjerrë atë jashtë rrugës.

Makina ka shpërthyer në flakë dhe bashkë me të i vdekur mbeti dhe nipi i tij 23-vjeçar. Manuel Calderon një mik i familjes është në gjendje shumë të rëndë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat