Po vjen finalja e madhe - Bota Sot
Po vjen finalja e madhe

Futboll

Po vjen finalja e madhe

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 18:10
Mourinho

Mungojnë vetëm pak orë nga finalja e Champions League mes Tottenham dhe Liverpool. Pasi kanë eliminuar në gjysmëfinale respektivisht Ajax-in dhe Barcelona-n, "Spurs" dhe "Reds" do të sfidohen në orën 21:00 në "Wanda Metropolitano" për titullin e kampionit të Europës. 

Një sfidë në të cilën formacioni i Jurgen Klopp niset si favorit, por skuadra e Pochettino ka treguar më shumë se një herë gjatë këtyre muajve se mund të përmbysë parashikimet. 

Në pritje të ndeshjes, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për "Eleven Sports", ku ka zbuluar emrat e dy lojtarëve që ai mendon se do të jenë vendimtarë në ndeshjen e sotme.

"Nëse duhet të zgjedh një futbollist për secilin ekip, do të preferoja Virgil van Dijk për Liverpool-in, sepse ka pasur një rritje të jashtëzakonshme, dhe Christian Eriksen për Tottenham-in", ka thënë portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...