Juventusi dhe Roma po mendojnë shkëmbimin e italianëve

Futboll

Juventusi dhe Roma po mendojnë shkëmbimin e italianëve

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 18:30
Juventusi dhe Roma po mendojnë shkëmbimin e italianëve

Matija Perin u ble me shumë shpresë nga Juventusi, për të qenë portieri i së ardhmes te bardhezinjte për vitet e ardhshme. Por italiani në asnjë moment nuk e tregoi këtë gjë, kur Alegri i dha mundësinë për të qenë titullar.
Kështu që “Zonja” po mendon të largojë lojtarin në verë. Sipas “Corriere Dello Sport”, Roma dhe Juventusi po çojnë ndërmend shkkëmbimin Perin- El Sharaui.

Roma ka pasur shumë vuajtje këtë vit me portën dhe Perin mund të risillte sigurinë e munguar për verdhekuqtë.

Nga ana tjetër nuk dihet se përse do e donte Juventusi një lojtar si El Sharaui, jo sepse nuk është i aftë, por nuk janë krahët e sulmit pika e dobët e Juventusit.

Çdo gjë është një skenar, që nuk dihet sa baza ka dhe sa është mundësia për të ndodhur. Vetëm koha do të jetë ajo që do të vërtetojë një shkëmbim të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat