Shpërthen Cana: Nuk mund të shtyhemi me mafi

Futboll

Shpërthen Cana: Nuk mund të shtyhemi me mafi

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 19:17
Agim Cana

Pas disfatës kundër Trepçës ’89 në barazh, kryetari i Vëllaznimit, Agim Cana, e ka mbajtur një fjalim emocional në zhveshtoren e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Trepça ’89 arriti të triumfojë me rezultat 4: 2 në ndeshjen e barazhit kundër Vëllaznimit, e cila ishte mjaft interesante dhe me shumë gola. Kjo fitore bën që dy skuadrat të garojnë edhe sezonin tjetër në ligat ku ishin gjatë sezonit 2018/19.

Afër fundit të ndeshjes, pati shumë tensione në fushë dhe gjyqtari përjashtoi Kushtrim Gashin e Vëllaznimit dhe Ylber Malokun e Trepçës ’89. Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu i përjashtoi edhe dy zyrtarë të klubit gjakovar nga stoli.

Në video shihen disa lojtarë shumë të pikëlluar të Vëllaznimit, përderisa Agim Cana sugjeroi se lojtarët e tij duhet të jenë krenar për lojën e tyre, duke shtuar se ata ishin edhe kundër gjyqtarëve.

Vellaznimi do të garojë edhe sezonin tjetër në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë, përkundër investimeve të mëdha për zhvillimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat